Shqipja tha se u bë xheloze për të, Jasmina i përgjigjet me thumba

Bota e Yjeve

Shqipja tha se u bë xheloze për të, Jasmina i përgjigjet me thumba

Më: 29 maj 2021 Në ora: 07:58
Jasmina, Andi, Shqipja

Gjatë puntatës së fundit të ‘Për’puthen”, të transmetuar ditën e sotme, Shqipja zbuloi se Jasmina e kishte lagur me shampanjë për shkaqe xhelozie. Shqipja tregoi se gjatë festës së “Për’puthen” ajo ishte duke kërcyer me Andin. Në këtë moment Jasmina është afruar pranë tyre dhe ka lagur Andin me shampanjë nga inati, por duket se me këtë rast është lagur edhe Shqipja. Konkurrentët e tjerë e justifikuan veprimin e Jasminës në një farë mënyre, mdërsa Shqipja shprehej e bindur se Jasmina kishte vepruar kështu nga xhelozia.

Pavarësisht se kjo e fundit nuk ishte e pranishme në emision, kjo deklaratë e Shqipes nuk i ka shpëtuar. Ajo ka publikuar në Instagram një koment të Elvisit, i cili i ka dalë në mbrojtje Jasminës në një postim të bërë në faqen e “Top Channel”.

“Hahahaha. Imagjino të përplasen 2 makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë ‘aksidentin e shkaktova unë se isha aty’”, shkruan Elvisi.

Image
Insta

Jasminës i ka pëlqyer komenti dhe e ka ripostuar në profilin e saj.

“Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që s’u rri dot, kjo është përgjigja më epike që mund të kishte!”, shkruan ajo duke thumbuar publikisht Shqipen.

Ndërsa në postimin e emisionit ajo ka komentuar:

“Ça flisni o aman se s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë! Shampanja është hedh për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër as mashkull”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat