Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj dalin për herë të parë në publik

Bota e Yjeve

Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj dalin për herë të parë në publik

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:35
Grande dhe Gomez

Çifti u pa nën shoqërinë e katër miqve teksa darkonin në një restorant në  Los Angeles, raporton “Harpers Bazaar”.

Grande dhe Gomez, i cili është agjent i pasurive të patundshme, thuhet se po ecin jashtëzakonisht mirë pas dasmës së tyre që u realizua muajin e kaluar.

“Ari dhe Dalton ishin shumë të afërt dhe përqafoheshin gjithë kohës. Mund të thuash që ata ishin të dashuruar dhe Ariana ishte shumë e lumtur”, tha një burim pranë çiftit.

Image

Burimi ndau më tej se “Dalton kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij gjatë gjithë natës dhe ata padyshim që dukeshin si të ishin në fazën e muajit të mjaltit dhe shumë të dashuruar”.

Pas fejesës së tyre pesë-mujore, të cilën këngëtarja e konfirmoi zyrtarisht përmes një postimi në Instagram dhjetorin e kaluar, Grande dhe Gomez u martuan më 15 maj në një ceremoni private me më pak se 20 të pranishëm.

Image

Çifti filloi të dilnin bashkë janarin e kaluar, duke konfirmuar lidhjen përmes videoklipit të Justin Bieber “Stuck with U” .

Burimi shtoi: “Familja e Arianës është shumë e lumtur. Të gjithë e duan Dalton-in. Ai është i shkëlqyeshëm për vajzën e tyre.“

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat