Natalie Portman, 40 vite bukuri natyrale që nuk njeh moshë!

Bota e Yjeve

Natalie Portman, 40 vite bukuri natyrale që nuk njeh moshë!

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:52
Natalie Portman

E sofistikuar, krejtësisht natyrale, elegante: Natalie Portman mbushi sot 40 vjeç dhe duket sërish si ajo vajza e vogël që na mrekulloi të gjithëve tek «Leon».

E njëjta buzëqeshje, të njëjtët sy të pafajshëm, eksperimentuese me flokët në lloj lloj modelesh të ndryshme, të cilat i rrinin mirë që të gjitha.

Natalie mahnit me bukurinë e saj të thjeshtë që prej mesit të viteve 90`, kur nisi që në moshën 13 vjeçare, karrierën e saj të shkëlqyer në Hollivud.

Aktorja, një ish fëmijë mrekulli, sot është vetë nënë e dy fëmijëve dhe një prej aktivisteve më “glamour” në botë.

Në 2015-tën, një studim anglez dilte në përfundimin se fytyra e saj është perfekte.

Sa i takon make up-it, Natalie preferon të lyhet sa më thjeshte, por edhe buzëkuqi i fortë i shkon shumë.

Image
Natalie Portman
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat