Përfundon seriali i familjes Kardashian, Kim tregon detaje nga divorci

Bota e Yjeve

Përfundon seriali i familjes Kardashian, Kim tregon detaje nga divorci

Nga: Bota sot Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:21
Kim Kardashian

Pas 14 vitesh, 20 sezonave dhe 268 episodave, Kardashian-Jenner i dhanë lamtumirën tifozëve të tyre të enjten në mbrëmje në finalen e ngarkuar emocionalisht të Keeping Up With The Kardashians.

Episodi i titulluar The End P.2. ka treguar familjen në një udhëtim të fundit në liqenin Tahoe.

Ata kanë qëndruar në një pasuri prej 15 hektarësh, duke kushtuar 6 mijë dollarë një natë e cila u zhvilluar para Krishtlindjeve të vitit të kaluar.

Në shfaqjen e fundit, Kim rrëfen se i është drejtuar një terapisti për tu marrë me problemet e saj me burrin tashmë të divorcuar, Kanye Ëest, ndërsa Khloe për një të ardhme me të dashurin e ri, Tristan Thompson./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat