Ola dhe Jasmina i japin fund miqësisë me njëra-tjetrën

Bota e Yjeve

Ola dhe Jasmina i japin fund miqësisë me njëra-tjetrën

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:10
Ola dhe Jasmina

Jasmina dhe Ola kanë qenë një nga dyshet më të diskutuara në “Për’puthen”. Ola u paraqit si armike e Jasminës në fillim të emisionit dhe zbuloi se ato kishin qenë shoqe e nuk flisnin më me njëra-tjetrën.

Gjatë një përballje në “Për’puthen” ato të dyja treguan se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë. Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë.

Mirëpo videot dhe fotot e publikuara në media e rrjete sociale tregonin gjithmonë të kundërtën. Ato të dyja u panë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, gjë që tregonte se armiqësia mes tyre nuk ishte fare e vërtetë, por është bërë e gjitha për efekt të spektaklit.

Madje në përfundim të “Për’puthen”, kur Ola festoi dhe ditëlindje, Jasmina i bëri një surprizë shumë të veçantë. Ajo i kishte sjellë mikes së saj një tortë të personalizuar dhe festuan me gjithë konkurrentët e tjerë ditëlindjen.

Mirëpo ky ribashkim mes mikeshave duket se nuk ka zgjatur shumë. Ola dhe Jasmina siç duket nuk janë më shoqe dhe për këtë flet Instagrmi. Ato të dyja nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në këtë rrjet social, teksa vihet re se vazhdojnë të ndjekin pjesën më të madhe të ish-konkurrentëve të “Për’puthen”. Se çfarë mund të ketë ndodhur këtë herë mes dy mikeshave pritet ta mësojmë me kohën.

Image
Insta
Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat