Ben Affleck dhe nëna e J.Lo bashkë në kazino

Bota e Yjeve

Ben Affleck dhe nëna e J.Lo bashkë në kazino

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 07:06
J.Lo, Ben Affleck, Guadalupe Rodríguez

Ben Affleck u fotografua duke komunikuar me të ëmën e Jennifer Lopez, ndërsa po xhironte në një kazino në Las Vegas. Aktori dhe Guadalupe Rodríguez u fotografuan së bashku në Vegas, ku sipas Page Six, Affleck po xhiron për një projekt të ri.

Nuk dihet nëse Rodríguez është e përfshirë në projekt apo thjesht po shoqëron dhëndrin e saj të ri.

Ndërsa J.Lo nuk u pa në xhirime, por duket se nuk ishte nevoja që ajo të ishte e pranishme pasi marrëdhënia dhëndër dhe vjehrrë në këtë rast po shkon për mrekulli.

Image
Ben Affleck

Që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë bashkë për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi.

Së fundmi Ben është fotografuar në makinën e tij, pak pasi kishte dalë nga shtëpia e Jennifer Lopez në mëngjës.

Image
Guadalupe Rodríguez
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat