Sindi i kërkon falje publikisht Melisës

Bota e Yjeve

Sindi i kërkon falje publikisht Melisës

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 06:43
Melisa dhe Sindi

Melisa dhe Sindi patën një përplasje virtuale me njëra-tjetrën, pasi kjo e fundit kërkoi që të gjithë këngëtarët e dalë nga “Për’puthen” të hiqnin dorë nga muzika.

Siç duket Melisa nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe ka reagur sot përmes një videoje të gjatë të postuar në Instastory. Melisa shprehet me shumë qetësi se dhe Sindi mund ta kishte shfrytëzuar famën e marrë nga “Për’puthen” për të bërë diçka më të mirë në jetën e saj

. Ajo shton se është shumë krenare me arritjet e saj aktuale në muzikë, por ndërkohë Sindi nuk po bën asgjë me jetën e saj. Melisa shprehet se gjithë vëmendjen e marrë nga emisioni, Sindi po e përdor për të hedhur vrer kundër të tjerëve dhe jo për veten. Ajo thotë se Sindi ka shumë talent në violinë dhe me lutje i kërkon që të fokusohet tek vetja dhe jo tek të tjerët.

Image
Insta

Sindit nuk i shpëtoi ky reagim i Melisës dhe i ka kthyer menjëherë një përgjigje.

Mirëpo më vonë Sindi është bërë pishman për deklaratën e saj dhe i ka kërkuar falje publikisht Melisës. Ajo e ka fshirë postimin dhe i ka kërkuar ndjesë ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Image
Insta

“Gjërat shkojnë gjithmonë në ekstrem kur bëhet fjalë për ëndrrat tona. Megjithatë kërkoj ndjesë meqënëse të kam shqetësuar ty apo dikë tjetër! Të uroj gjithë të mirat!”, shkruan Sindi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat