Mes lotësh, Chrissy Teigen i kërkon falje publikisht të gjithë personave që ka bullizuar online ndër vite: Bëra shumë terapi…

Bota e Yjeve

Mes lotësh, Chrissy Teigen i kërkon falje publikisht të gjithë personave që ka bullizuar online ndër vite: Bëra shumë terapi…

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:27
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen u rikthye në mediat sociale të hënën, duke i kërkuar falje të gjithëve për shkak të bullizmit që kishte ushtruar online”.

Modelja 35-vjeçare u tha fansave se ndihet “me të vërtetë e turpëruar” nga postimet e saj të tmerrshme në “Twitter” dhe po punon për t’u kërkuar falje të gjithë atyre që ka lënduar. Raporton “The Sun”.

“Unë i kam kërkuar falje publikisht një personi, por ka edhe të tjerë, dhe më shumë sesa disa, të cilëve duhet t’u them se më vjen keq. Unë po mundohem të kontaktoj një më një të gjithë njerëzit që kam fyer. E kuptoj që ata mund të mos dëshirojnë të flasin me mua. Nuk mendoj se do të doja të flisja me mua.

Image

Por nëse ata duan të ballafaqohen me mua, unë jam këtu dhe do të dëgjoj atë që ata kanë për të thënë, ndërsa kërkoj falje mes lotësh,“- shkruante modelja.

Më tej, ajo shtoi: “Thjesht nuk ka asnjë justifikim për postimet e tmerrshme në “Twitter” në të kaluarën. Askush nuk i meritonte ato.”

Image

Chrissy këmbënguli se “nuk është më personi që shkroi ato gjëra të tmerrshme“.

Duke shpjeguar se sa ka ndryshuar, modelja shtoi: “Unë u rrita, bëra terapi, u martova, linda fëmijë, bëra më shumë terapi, përjetova humbje dhe dhimbje, provova më shumë terapi dhe më shumë jetë. Dhe më shumë terapi“.

Image

Ylli është përballur me reagime të ashpra për tweet-et e saj që ngacmonin të famshëm të tjerë gjatë viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat