Aty ku vëmendjen e marrin kapelet e pazakonta

Bota e Yjeve

Aty ku vëmendjen e marrin kapelet e pazakonta

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:40
Berkshire

Gara Mbretërore Ascot nisi sot në Berkshire, disa milje larg Kështjellës Windsor dhe, e cila shënoi dhe ngjarjen kryesore të sezonit veror. Kalorësit më të mirë performojnë në hipodrom, por kuajt janë gjëja e fundit për të cilën audienca interesohet.

Për britanikët, gara e kuajve Ascot është një nga ngjarjet më të rëndësishme shoqërore të vitit.

Kapelja është aksesori që nuk duhet të mungojë në këtë event dhe ku fantazia nuk mungon.

Adhuruesit ndoqën ditën e parë të garës pas 18 muajsh kufizimesh, ndërsa u shfaqën me fustane verbuese, maska shumëngjyrëshe të fytyrës dhe kapele mbi kokë.

Edhe pse kodi i veshjes për gratë është i rreptë, shumë prej tyre zgjedhin kapele ekscentrike dhe të mëdha.

Familja mbretërore ka vendosur standardet për kodin zyrtar të veshjes, i cili përfshin frak, grinë dhe të zezën dhe një kapelë në të njëjtat ngjyra për burrat dhe kapelet (pa kufizime) për zonjat. Këtë herë, për të dytin vit për shkak të pandemisë, Mbretëresha Elizabeth nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Por sipas Daily Mail, Elizabeth mund të shfaqet një ditë tjetër, kur nuk do të ketë kaq shumë njerëz. Këto gara, të cilat zhvillohen pranë Pallatit Windsor, zgjasin deri më 18 qershor.

Image
Berkshire
Image
Berkshire
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat