Kim Kardashian i tregon ish-burrit çfarë ka humbur

Bota e Yjeve

Kim Kardashian i tregon ish-burrit çfarë ka humbur

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:59
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka ndarë së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet tepër joshëse me bikini.

Fotoja sensuale e themelueses së Skims vjen pasi ish burri i saj, Kanye West u fotografua me të dashurën e re, Irina Shayk në Francë.

Vetëm disa ditë më parë Kanye ndaloi së ndjekuri Kim Kardashian dhe motrat e saj në Twitter.

Irina dhe Kanye kishin shkuar me pushime së bashku për ditëlindjen e tij, në Provence. Ish-gruaja e Bradley Cooper dhe ish-burri i Kim qëndruan për tre ditë me pushime për t’u kthyer më pas në New York.

Udhëtimi i tyre vjen vetëm pak muaj pasi Kim njoftoi ndarjen me reperin pas gjashtë vitesh martesë. Mediat e huaja kanë raportuar se ndonëse lidhja u bë publike së fundmi, ata kanë tre muaj që shoqërohen bashkë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat