Linda Halimi merr sërish vëmendjen me dukjen e saj të re

Bota e Yjeve

Linda Halimi merr sërish vëmendjen me dukjen e saj të re

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 08:53
Linda Halimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është jo pak aktive në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, në veçanti aktivitetet sportive.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Vitia ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, duke zbuluar ndryshimin e saj të theksuar në dukje.

Image

Bëhet fjalë për modelin e flokëve me baluke dhe të hapura në stilin “bob”, të cilat i kanë dhënë një dukje mjaft tërheqëse këngëtares.

Ajo ka publikuar disa fotografi me këtë pamje në Instagram, të cilat kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.

Image

Në mbishkrimin e një prej imazheve, Halimi i ftoi fansat të qëllojnë vendin e radhës në të cilin po udhëton, gjersa ka bërë me dije se nga fundi i korrikut do të rikthehet sërish në Shqipëri.

Linda përndryshe ishte në Shqipëri muajin e kaluar për festivalin Kënga Magjike, ku u kualifikua deri në finale me baladën e saj shumë të pëlqyer “Pa t’pa”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat