Këngëtarja me famë botërore mbështet Elvanën dhe ia bëri ditën njëmijë!

Bota e Yjeve

Këngëtarja me famë botërore mbështet Elvanën dhe ia bëri ditën njëmijë!

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:54
Elvana Gjata, Ina

Elvana Gjata publikoi para disa ditësh projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.

“Loti” erdhi i veçantë për publikun shqiptar jo vetëm në veshje, por edhe në stilin e të kënduarit, ndaj u dashuruam me këtë projekt të ri të Elvanës.

E në fakt, kush nuk e pëlqeu? Madje, edhe këngëtarja me famë botërore, Inna, ka ndarë në InstaStory këngën e Elvanës, duke treguar se i ka pëlqyer shumë.

Image
InstaStory

Të njëjtin postim, këngëtarja shqiptare e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i është bërë dita njëmijë.

“Kjo e përmbushi ditën time! Faleminderit mbretëreshë! Të dua”- shkroi Elvana krahas videove.

Image
InstaStory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat