Pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë, Almeda Abazi publikon foton e parë të Alinës

Bota e Yjeve

Pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë, Almeda Abazi publikon foton e parë të Alinës

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 13:45
Almeda Abazi

Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të dytë pak javë më parë.

Çifti mirëpriti në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Alina.

Ditën e djeshme, modelja shqiptare publikoi në Instastory-n e saj foton e parë të së bijës, e cila shihej e shtrirë në kraharorin e Tolgahan.

Image

“Ooo Z. Tolgahan, urime! Lindje normale apo cezariane? Mos u tallni me babain tonë!”, shkroi ndër të tjera Almeda.

Abazi dhe Sayisman u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, kur lidni djali i tyre, Efehan, i cili tashmë është vëllai i madh i Alinës.

Image

Almeda ka treguar se shtatzënia me Efehan ka qenë më e lehtë sesa ajo me Alinën, duke shtuar se vajza ka ardhur në jetë edhe më vonë seç pritej.

Image

Kjo ka qenë arsyeja pse bukuroshja shqiptare merrte mesazhe të shumta nga ndjekësit, të cilët e pyesnin pse nuk kishte lindur ende. Ajo reagoi ashpër ndaj këtyre mesazheve, pasi i shkaktonin një gjendje të rënduar psikologjike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat