Kush tha që vetëm gocat ndryshojnë look?

Bota e Yjeve

Kush tha që vetëm gocat ndryshojnë look?

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:27
Liam Payne, Maya Henry

Në një intervistë për Steven Barlett, Liam Payne konfirmoi se është ndarë nga partnerja e tij, Maya Henry, pas 10 muajsh fejesë. Kur është pyetur se cili është statusi i tij aktual, ai tha se është beqar. Në fakt Liam fajësoi veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.

“Në këtë mendoj se jam më shumë i zhgënjyer nga vetja ime që vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më mërzit. Nuk kam qenë i mirë me lidhjet. Nuk jam shumë i mirë me to, kështu që duhet të punoj me veten time, para se dikush të lidhet me mua.

Në lidhjen e fundit nuk po jepja versionin më të mirë të timin më, nuk po e vlerësoja. Me sinqeritet mund të them se ndihem më mirë jashtë kësaj marrëdhënie. Nuk ndihesha mirë me atë që bëra, por duhej të ndodhte. Duhet ta them se ishte më e mira për të dy ne”, është shprehur ai.

Fill pas ndarjes nga Maya, Liam ndryshoi look duke vendosur të kthehet në biond platin. Madje, pamjen e re e ndau me ndjekësit në Instagram.

Thuhet se arsyeja kryesore pse Liam i dha fund kësaj marrëdhënie ka qenë djali i tij, Bear. Një burim pranë këngëtarit ka treguar se ai po planifikon që të shpenzojë më shumë kohë me djalin e tij, i cili ka ardhur në jetë nga martesa me Cheryl Cole.

“Liam do që të shpenzojë më shumë kohë me djalin Bear. Ai është djali i tij dhe për të është gjithë bota. Ai është i përkushtuar si baba dhe do që të kalojë më shumë kohë me të tani që po rritet. Liam po kujdeset më shumë për veten tani, po stërvitet më shumë dhe po bën një stil jetese të pastër”, ka thënë një burim pranë këngëtarit për “The Sun”.

Image
Liam Payne
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat