Arbnora edhe në Stambollin me prindërit e vet

Bota e Yjeve

Arbnora edhe në Stambollin me prindërit e vet

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 20:54
Arbnora Ademaj

E bukura e Pejës, por edhe e gjithë Kosovës, Arbnora Ademaj e ka bërë Turqinë shtëpi të dytë.

Prezantuesja, modelja dhe aktorja e njohur kosovare po shijon suksese të shumta kohëve të fundit në botën e televizioneve turke, ku shumë shpejt do ta shohim në serialin më të ri turk, në një nga televizonet më të njohura atje “Kanal D”.

E gjithë këtë sukses bukuroshja sigurisht ia kushton edhe familjes së saj, që për të janë njerëzit më të dashur.

Ajo së fundi ka publikuar në profilin e saj në Instagram imazhe të shumta bashkë me prindërit, duke shijuar shëtitjet në qytetin e bukur të Stambollit.

“Se familja eshte e shenjte ” ka shkuar ajo.

Nuk ka rëndësi sa lart arrin në karrierë e sa e suksesshme bëhet, ajo gjithmonë do të jetë falenderuse prindërve e familjes së saj.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat