"E ka inatin me mua, mjaft më", flet Roza Lati pas zënkës me Encën

Bota e Yjeve

"E ka inatin me mua, mjaft më", flet Roza Lati pas zënkës me Encën

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 14:10
Roza Lati

Roza Lati ka folur për zënkën me këngëtaren e njohur.

Roza Lati nuk i përdor dorezat. Ajo nuk di t’i mbajë ato as në ekran, as kur në studio ka të ftuar “delikatë”, por as atëherë kur është vetë e ftuar për të dhënë opinionin e saj. Mjafton t’i vijë rasti, Roza nuk kursen as personazhet e njohur.

Te qenit gjithmonë e hapur me publikun e ka bërë Rozën të krijojë edhe zënka ndonjëherë.

E tillë ishte ajo me Encën, këngëtaren e njohur, e cila, me sa duket, nuk e ka lënë konfliktin e krijuar me Rozën pak kohë më parë.

Roza ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë me publikun detaje nga jeta profesionale, ajo personale, por foli gjithashtu edhe për mosmarrëveshjet që ka pasur me personazhet e njohur.

Sa i përket zënkës dhe përplasjeve me Encën, moderatorja iu referua këngëtares sërish me statusin e “mbretëreshës së Instagramit që e ndjekin 12-vjeçarët”:

“Ajo e ka marrë personale me mua, sepse unë ftova Trejsin dhe Trejsi dha komentin e saj kur e pyetën fansat… e ka inatin me mua, vetëm se unë e lashë në montazh, vetëm se e lashë në montazh turfullon uff e buff, por boll më, se tregon shumë frymë inferioriteti kështu”,– u shpreh Roza.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat