Afërdita na ktheu të gjithëve kaq shumë pas në kohë

Bota e Yjeve

Afërdita na ktheu të gjithëve kaq shumë pas në kohë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:38
Afërdita Dreshaj

Nëse jeni kuriozë të dini si dukej Afërdita Dreshaj 10 vite më parë kur përfaqësonte Kosovën në “Miss Universe”, ne do t’ju tregojmë një video që ka bërë nostalgjike edhe vetë këngëtaren.

“Aw ky moment”, ka shkruar Afërdita në videon e ndarë, ku dëgjohet emri i Kosovës që është kualifikuar në fazën tjetër dhe reagimi plot emocione për të.

Ajo çfarë bie në sy është siguria në sfilatën e Afërditës, me flokët gështenjë asokohe dhe buzëqeshjen e përhershme në fytyrë.

 

Pyetja e parë që na vjen në mend është një dhe e vetme, a do t’i kthehej Afërdita një sfilate të tillë?

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat