Kërcen në ritmin e këngëve të tij duke prekur pjesët intime… Ana e “Për’puthen” i hedh grepat Getinjos

Bota e Yjeve

Kërcen në ritmin e këngëve të tij duke prekur pjesët intime… Ana e “Për’puthen” i hedh grepat Getinjos

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:33
Ana Lleshi

Ana Lleshi është një nga lojtaret e “Për’puthen” që doli nga “Përputhen” me skandale, por gjithsesi ajo vazhdoi të bëjë zhurmë dhe të jetë pjesë e lajmeve rozë.

Ana Lleshi u përfol për lidhje me shumë djem pas emisionit, por ajo pranoi vetëm njërën prej tyre, atë me Arsimin, lidhje e cila përfundoi po aq shpejt sa edhe filloi.

Së fundmi ajo ka publikuar një këngë që po komentohet gjerësisht në rrjet dhe për fatin e saj jo të mirë komentet nuk janë aspak dashamirëse, por memet dhe ironitë kanë shpërthyer gjithandej. Ana ka lënë një koment në profilin e Getinjos, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Image

Në postimin e fundit në “Instagram”, Getinjo kishte vendosur vetëm një “emoji” dhe asnjë tekst të këngës së tij që komentuesit ta plotësonin, Anës i erdhi të këndonte në koment pikërisht këto rreshta të Getinjos: “Du me t’pa, po t’thiri t’thiri, veç kallxom ku je?!”, shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

“Ishim parë, amo s’di a ‘Për’puthem’”, ia ktheu reperi. Më pas Ana Lleshi, apo Ana 1 e spektaklit “Për’puthen” siç njihet ndryshe, ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ku foli ndër të tjera hapur për simpatinë që ka për Getinjon.

Herë pas here ajo e ka ngacmuar reperin me komente në “Instagram”, por veprimi i fundit tregon se ajo është e fiksuar pas tij dhe madje është një fanse e çmendur e Getinjos.

Image

Ana i ka kërkuar publikisht reperit që të ndahet nga e dashura dhe pasi fotoja e tij u shfaq në ekranin e madh, ajo u ngrit duke i dhënë atij një puthje në buzë. Getinjo nga ana tjetër ka reaguar për herë të parë duke u shprehur se Ana nuk arriti dot ta puthte në jetën reale dhe është mjaftuar me ekranin.

Image

Në internet po qarkullojnë disa ‘screenshots’ të fakteve rreth ngacmimeve të tyre në rrjetet sociale, më së shumti nga ana e Anës! Pasi i shprehu hapur pëlqimin dhe e puthi në buzë fotografinë e tij në emision, Ana vazhdon me provokimet ndaj reperit.

Ish-konkurrentja më pas e ka çuar ngacmimin në një tjetër nivel, duke i uruar ditëlindjen e 30-të artistit, me një video shumë provokuese. Me një fustan ngjyrë portokalli, ajo shfaqet në video teksa këndon një nga këngët e reperit.

Image

Duke interpretuar, ajo bën lëvizje shumë provokuese duke prekur edhe pjesët intime. “Happy birthday o kanibal, wish you all the best!”, ka shkruar Ana në videon që është shpërndarë edhe nga Getinjo, siç ka vepruar edhe me urime të tjera të shumta fansesh, por pa bërë asnjë reagim.

Getoar Aliu, i njohur si Getinjo, është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Ai u rrit në Gjermani me një frymë europiane dhe përjetoi një jetë ndryshe prej të tjerëve dhe kjo duket edhe në sjelljet e tij me vajzat e famshme.

I dashuruar me muzikën, në vitin 2002 publikoi shkrime dhe poezi të ndryshme në festivale shkollore. Getinjo është vëllai më i vogël i Mozzik. Në vitin 2004, Ghetto kthehet në Kosovë, në vendlindjen e tij në Ferizaj dhe aty filloi të inspirohet për jetën dhe veprimtarinë e tij të ardhshme.

Filloi të shkruante tekste të ndryshme mbi rrugën, pjesën e jetës që la pas dhe mbi çdo gjë që e rrethonte. Ka pasuar incizimi i këngës së parë në vitin 2007 në një studio professionale në Prishtinë.

Në vitin 2009 u publikua videoklipi i tij i parë për këngën “Goodbye My Love”. Pas shume videoklipeve me shumë sukes, ai vendosi të ndërronte emrin YOUNG GHETTO dhe më pas të mbante emrin aktual Getinjo.

Gjithashtu Getinjo ka pasur plot bashkëpunime me producentë të njohur, sil BINI Record, ZZapp & Chris etj. Pas shumë krijimesh, në dhjetor 2020 Mozzik & Getinjo publikuan videoklipin “El Chapo”. Ndërsa në qershor 2021 Getinjo publikoi videoklipin “Pare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat