“Duhemi shumë, por…”- Dj Sardi rrëfen bashkëjetesën me ish-shoqen e shkollës

Bota e Yjeve

“Duhemi shumë, por…”- Dj Sardi rrëfen bashkëjetesën me ish-shoqen e shkollës

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:35
Dj Sardi

Dj Sardi ka pasur fatin të njihet me partneren e tij që në periudhën e gjimnazit e tashmë kanë një vit që bashkëjetojnë.

Së bashku me Jonisën, çifti po jeton një histori të bukur dashurie, copëza të së cilës i publikojnë edhe herë pas here në rrjete sociale.

Para pak ditësh, Jonisa festoi ditëlindjen e me këtë rast artisti vendosi të ndante me ndjekësit e tij në “Instagram” një foto romantike në çift, ku shihen duke pozuar buzë detit, teksa Sardi i dhuron një puthje në ballë.

Image

“Gëzuar ditëlindjen, gruaja që shpresoj ta kem gjithmonë krah vetes!”, ishte urimi që ai zgjodhi t’i bënte vajzës që i vodhi zemrën. Dhe i ftuar në emisionin “Pardon my french”, Sardi foli pak më shumë për lidhjen e tij me Jonisën.

“Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish”, tha ai.

Image

I pyetur për planet për dasmë apo për zgjerimin e familjes, Dj Sardi u shpreh kështu: “Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, pasi dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do t’i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu.”

Por i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Sardi Shehu zbuloi të tjera detaje nga intimiteti i çiftit. Ai tha se e do shumë dhe të dy janë xhelozë njësoj. I pyetur se ku i pëlqen të bëjë seks me partneren në autostradë apo në ashensor, ai u përgjigj te të dyja, teksa shtoi se kryen marrëdhënie seksuale para dhe pas performancave në skenë.

Kur iu kërkua që t’i dërgonte një mesazh të dashurës, Dj iu drejtua me fjalët: “Ky jam unë, të dua!”. Po pse një vajzë të panjohur në publik në krah të Dj Sardit?

Image

“Zgjodha atë dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi mbi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit! Unaza është një premtim që i kam bërë partneres se do ta dua gjithmonë”, rrëfeu ai.

E si mund të ishte ceremonia e dasmës së një Dj gjithë klas si Sardi? “Dasmën e kemi menduar diçka interesante, po s’dua ta zbuloj pa ardhur momenti”, tha ai.

Pyetjeve se si ndihet ndërsa është i rrethuar nga femrat e bukura që e synojnë dhe jeta e tij është më interesante “single” apo në lidhje, ai u përgjigjet: “Secila ka bukurinë e vet. Lidhet me personin që ke pranë dhe momentin. Imja është shumë e bukur dhe nuk jam ‘single’”.

Artisti i rritur me pianon, me dy diploma, atë të Universitetit të Arteve dhe Fakultetit Ekonomik, sa i takon muzikës ka plan për karrierë jashtë kufijve.

Pyetjes nëse e ka menduar karrierën ndërkombëtare dhe me cilin DJ me famë botërore do të donte të ndante ‘stage’– in, ai i përgjigjet: “E kam menduar. Kam disa plane me mikun tim të ngushtë Alessio Alia, për tregun ndërkombëtar. Janë të shumtë DJ-it me të cilët do të kisha kënaqësi të ndaja ‘stage’. Mund të përmend disa: David Guetta, Eric Prydz, Armin van Buuren, Solomun, Sven Vath. Ka edhe shumë të tjerë, po inshallah s’po u ngel hatri që nuk i kam përmendur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat