Enca flet për bullizmin nga ata që sot i luten për autografe dhe bën gjestin e veçantë për fansat

Bota e Yjeve

Enca flet për bullizmin nga ata që sot i luten për autografe dhe bën gjestin e veçantë për fansat

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 21:21
Enca Haxhia

Në një intervistë me ndjekësit në “Ask a question” në Instagram, Enca Haxhia u është përgjigjur disa prej pyetjeve më të shpeshta të fansave. Por problematika më e madhe për të cilën fansat ishin të interesuar ishte bullizmi. Disa pyetje sollën një rrëfim të sinqertë të Encës.

“Bullizuesit janë njerëzit më të shkretë e të pasigurt përbrenda. Urrejtja e tyre reflektohet të pasiguritë dhe komplekset e tyre të inferioritetit. Në të vërtetë, ata urrejnë veten. Kështu që, nëse po bullizoheni, kujtoni që s’është problemi juaj, është i tyre,” ka shkruar këngëtarja para se të rrëfejë edhe historinë e saj personale.

“Unë jam bullizuar, edhe online, shuummëë, por unë e di vlerën time, kush jam dhe s’më ka interesuar kurrë. Kështu duhet të bëni edhe ju… Njerëzit që më kanë bullizuar në të shkuarën, tani më luten për mesazhe, foto, autografe, për kushërinjtë/ vëllezërit/ motrat/ fëmijët e tyre që më duan shumë. Kjo mund të jetë edhe historia juaj një ditë.”

Enca bëri edhe një gjest shumë domethënës për fansat që janë bullizuar, duke u thënë atyre ta kontaktojnë dhe ajo do të pëlqejë fotot e tyre, duke treguar sadopak mbështetje për ta.

Mes të tjerash këngëtarja tregoi edhe planet e afërta në karrierë, ku duket se shumë shpejt do të ketë edhe një bashkëpunim ndërkombëtar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat