A ndihmon seksi për të rënë nga pesha? Atletja Klodiana Shala tregon sekretin: Mjaftojnë edhe 7 minuta

Bota e Yjeve

A ndihmon seksi për të rënë nga pesha? Atletja Klodiana Shala tregon sekretin: Mjaftojnë edhe 7 minuta

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 00:22
Klodiana Shala

Atletja e njohur shqiptare, Klodiana Shala thotë se sekreti kryesor për mbajtjen e trupit në formë është qëllimi dhe jo mjeti me të cilin e arrijmë, duke nënvizuar se edhe 7 minuta në ditë do të ishin të mjaftueshme për ta bërë këtë.

“Sekreti është mbajta në formë, se si e mbajmë ne në formë a me not me kuzhinë e ma hypje shkalle, kjo është kryesorja në trurin tonë”, tha ajo duke folur në emisionin Opinion.

“Kryesorja është të merremi me aktivitet fizik, se si, a dua të bëjmë 80 minuta, a më pak”, tha ajo, teksa e pyetur nga Blendi Fevziu se sa është stërvitja më e shkurtër, u përgjigj “30 minuta”.

Image

“Më e shkurtra është dashnia”, tha i ftuari tjetër Arbër Çepani, deklarata e të cilit shkaktoi ilaritet në studio.

Sa i përket kësaj teme, atletja tha se ekziston një lidhje mes aktivitetit fizik dhe seksit.

Image

“Ka një përqindje dhe ajo të bërit seks me të bërit aktivitet fizik. Janë tani gjëtat shumë të thjeshta që ne mundemi të merremi me aktivitet fizim duke bërë dhe një stërvitje 7 minutëshe edhe duke bërë mbledhje ne mund të bëjmë ushtrime për krahët. Në zgjedhje të programit profesional për ta bërë, për trupin tonë, kombinuar me regjimin ushqimor, edhe 7 minuta në ditë, në zyrë a shtëpi. Absolutisht sekreti është të mbajturit në formë, se çfarë zgjedhim, të lëmë ashensorin e të hipim shkallët, a të bëjmë hapa”, tha Klodiana Shala.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat