Blogerja shqiptare zbulon gjininë dhe emrin e bebushit

Bota e Yjeve

Blogerja shqiptare zbulon gjininë dhe emrin e bebushit

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:44
Vjosa Muriqi

Vjosa Muriqi, blogerja bukuroshe shqiptare ndau disa ditë më parë një lajm shumë të ëmbël me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram. Ajo bëri të ditur se është bërë nënë për herë të tretë dhe publikoi fotot emocionuese nga spitali.

Ajo postoi disa foto ku shfaqej nga spitali me fëmijën e porsalindur në krahë.

“Mirë se vjen anëtari i ri i familjes! Më daten 21.06.2021 u shtua familja jonë më një engjëll të tretë♥ Mirë se erdhe shpirti jonë. Te duam perjetesisht”, shkroi ajo krahas fotove.

Ndërkohë ditën e sotme përmes një tjetër postimi në Instagram, blogerja ka zbuluar gjininë dhe emrin e bebushit. Ajo ka treguar se është bërë sërish nënë e një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Neyla.

Kujtojmë se blogerja është nënë e dy vajzave. Vogëlushet quhen Dea dhe Parajsa, të cilat janë bërë të njohura gjithashtu për publikun, pasi blogerja nuk ngurron që t’i publikojë ato në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat