Këngëtarja shqiptare nuk e fshehë dashurinë më futbollistin spanjoll

Bota e Yjeve

Këngëtarja shqiptare nuk e fshehë dashurinë më futbollistin spanjoll

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 07:39
Eleni Foureira dhe Alberto Botia

Eleni Foureira dhe Alberto Botia nuk e fshehin më dashurinë e tyre.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Greqi zgjodhi të ndajë me ndjekësit në Instagram disa fotografi me të dashurin e saj.

Këngëtarja befasoi fansat e saj kur postoi një foto pranë futbollistit spanjoll, të cilën e shoqëroi me një emoji zemër.

 Foureira dhe Alberto kanë qenë së bashku vitet e fundit dhe kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së publikut.

Kujtojmë që pak javë më parë, mediat greke raportuan se Eleni ka marrë dhe një propozim për martesë nga fubollisti.

Image
Eleni Foureira dhe Alberto Botia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat