“Jam jashtëzakonisht e lumtur”- Jennifer Lopez flet për ribashkimin me Ben Affleck pas 17 vitesh: Është koha…

Bota e Yjeve

“Jam jashtëzakonisht e lumtur”- Jennifer Lopez flet për ribashkimin me Ben Affleck pas 17 vitesh: Është koha…

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:03
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka deklaruar se ndihet më e lumtur se kurrë me jetën e saj tani, raporton “Page Six”.  

“Unë jam jashtëzakonisht e lumtur”,- tha këngëtarja 51-vjeçare të hënën. “E di që njerëzit gjithmonë pyesin: ‘Si jeni? Çfarë po ndodh? A je mirë?’ Kjo është. Unë kurrë nuk kam qenë më mirë.”

“Unë dua që njerëzit që kujdesen për mua, të dinë se unë kam arritur me të vërtetë në një stad në jetën time ku ndihem, shkëlqyeshëm me veten,”- vazhdoi Lopez.

Image

“Dhe unë mendoj se sapo të arrish në atë stad, atëherë të ndodhin gjëra të mahnitshme që kurrë nuk i imagjinon se do të të ndodhin sërish në jetë,“- shpjegoi ajo.

Lopez shtoi: “Unë e dua të gjithë dashurinë që më vjen dhe të gjitha urimet e mira. Dhe thjesht dua që të gjithë ta dinë se është koha më e mirë. Është koha më e mirë e jetës sime.”

Image

E gjithë kjo lidhet natyrisht me Ben Affleck, me të cilin Lopez doli publikisht në mars, pak pas ndarjes nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.

Lopez dhe Alex e kishin shtyrë dy herë dasmën e tyre dhe ndarja u nxit nga thashethemet se Rodriguez e kishte tradhtuar këngëtaren me yllin e realitetit, Madison LeCroy.

Image

Që nga ribashkimi, Jennifer dhe Ben e kanë treguar dashurinë e tyre në publik, duke ecur të kapur për dore, apo edhe duke u përqafuar dhe puthur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat