U shfaq me flokë të thinjur, aktorja jep mesazhin më të bukur për të gjitha gratë

Bota e Yjeve

U shfaq me flokë të thinjur, aktorja jep mesazhin më të bukur për të gjitha gratë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 07:31
Andie MacDowell

Festivali i Kanës ka gjithmonë vëmendjen maksimale të mediave, sidomos këtë vit që u zhvillua në muajin korrik, ndryshe nga gjithë herët e tjera. Personazhe të famshëm, duke nisur nga aktorë, modele dhe blogerë të famshëm kaluan në tapetin e kuq, me përpjekjen për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Por mes gjithë atyre personazheve, ishte aktorja Andie MacDowell që arriti të fitonte vëmendjen e të komentohej gjatë.

Ajo u shfaq më thjesht nga ç’e prisnim, me kaçurrelat e saj të thinjura, fytyrën me rrudha dhe një  grim shumë natyral. Andie ju tregoi në këtë mënyrë të gjitha grave se mund të duken bukur në çdo moshë e në çdo lloj forme dhe përcolli mesazhin më të bukur nga Festivali i Kanës.

“Nuk shqetësohem për ti mbajtur kaçurrelat nën kontroll. Përdor shumë balsam për to. Thjesht vendos balsam dhe e lë aty”, është shprehur ajo kur është pyetur për kaçurrelat e saj të bukura.

Ajo ka treguar gjithashtu se ndihet shumë mirë me veten dhe me flokët e saj të thinjur.

“Për shkak të thinjave, floku ndonjëherë bëhet më i thatë. Fija bëhet edhe më e ashpër, por po e përqafoj të gjithë këtë. Ndihem mirë. Më pëlqen vetja. Këtu arrin kur vjen në moshën time”, është shprehur aktorja.

Ajo ka shtuar se ju ka mësuar edhe vajzave të saj, Margaret dhe Raney, si ta duan veten.

“Ato më kujtojnë shpesh që të mos them asgjë nënçmuese për veten. Ato janë në fakt shumë herë më të mira se unë në shumë mënyra, sepse unë i mësova mirë dhe ato më dëgjuan”, është shprehur Andie MacDowell.

Image
Andie MacDowell
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat