Era Istrefi seksi në bikini

Bota e Yjeve

Era Istrefi seksi në bikini

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 14:34
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke vazhduar t’i shijojë pushimet verore.

Ajo bashkë me motrën e saj dhe shoqërinë kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacion këtë vit për pushime, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga momentet e këndshme që po kalon atje.

Era publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga plazhi, ku shfaqej mjaft atraktive në bikini.

Ajo vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, ndërsa qëndronte e ulur mbi një shkëmb.

E veshur me një palë bikini ngjyrë ari me shkëlqim, Istrefi ruajti mjaft mirë modestinë e saj, ndërsa në duar mbante telefonin e saj.

Era përndryshe ka kohë që po i mungon publikut në aspektin e prurjeve të reja muzikore, megjithatë fansat ende nuk i kanë humbur shpresat për një projekt të ri muzikor nga ajo së shpejti.

Kënga e fundit e saj mbetet “No Maybes” e publikuar vitin e kaluar, në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat