Britney Spears zbulon detaje nga kujdestaria e të atit: Një herë në javë merrte drogëra të fuqishme. Babai e…

Bota e Yjeve

Britney Spears zbulon detaje nga kujdestaria e të atit: Një herë në javë merrte drogëra të fuqishme. Babai e…

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 06:23
Britney Spears

Ish-truproja e yllit të POP-it, Britney Spears ka zbuluar detaje tronditëse nga koha kur këngëtarja kaloi një periudhë depresioni dhe ishte nën kujdestarinë e të atit.

Fernando Flores në një intervistë për “The Sun” thotë se një herë në javë, Spears merrte “koktej” me medikamente dhe drogëra të fuqishme. Ai zbulon se si babai i këngëtares e kontrollonte atë dhe të gjithë jetën rreth saj.

“Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores.

Image

Çdokush që hynte në shtëpinë e Britneyt duhej të kontrollohej, ndërsa çdo telefonatë që bënte këngëtarja përgjohej.

Ish-truproja vijoi duke thënë se babai i këngëtares, Jamie e telefononte atë disa herë në ditë. Sipas tij, babai donte të dinte se në çfarë situate ishte. Gjithashtu Britney-t i duhej që të merrte leje nga babai për çdo gjë që donte të bënte.

Image

Ai më tej tha se Britney shpenzonte shumicën e kohës së saj duke u stërvitur ose duke parë televizior dhe se ajo nuk u lejua as të dilte e vetme.

Image

Spears u vu nën një kujdestari ligjore në 2008 pasi kaloi një situatë depresante dhe tani është mbyllur në një betejë gjyqësore për të fituar lirinë e saj prej babait.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat