Loredana e Mozzik iu përgjigjen pyetje të fansave sonte në Instagram

Bota e Yjeve

Loredana e Mozzik iu përgjigjen pyetje të fansave sonte në Instagram

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:19
Loredana dhe Mozzik

Dyshja e njohur e showbizit, Loredana dhe Mozzik, kanë bërë bujë kohëve të fundit.

Fillimisht për ribashkimin e tyre, pas një kohe të gjatë nga ndarja, e pastaj për bashkëpunimet të cilat morën miliona klikime në Youtube.

Çifti janë mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, aty ku me ndjekësit që janë me miliona, ndajnë momente të ndryshme nga jeta e tyre profesionale dhe ajo private.

Së fundmi, Loredana ka njoftuar se të enjten mbrëma bashkë me Mozzikun do të hyjnë live në Instagram.

Përmes një postimi në instastory, ajo tha se çdo pyetje është e mirëpritur.

Live do të nisë në orën 19:00 dhe kjo vjen pasi dyshja pas mesnate sjellin këngën e tyre të re bashkë “Nëse don”, ku Loredana këndon disa vargje në gjuhën shqipe.

Kënga e fundit në bashkëpunim mes Loredanës dhe Mozzikut është “Rosenkrieg”, e cila në Youtube deri tani ka marrë mbi 11 milionë klikime.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat