Kim Kardashian po nxitet nga e ëma për të dalë me Alex Rodriguez?!

Bota e Yjeve

Kim Kardashian po nxitet nga e ëma për të dalë me Alex Rodriguez?!

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:18
Kim Kardashian, Kris Jenner

Kris Jenner ‘po akuzohet’ se është duke nxitur vajzë e saj, Kim Kardashian, të krijojë një marrëdhënie me Alex Rodriguez.

Ylli i KUWTK, Kim konfirmoi ndarjen e saj nga Kanye West, në shkurt ndërsa 45-vjeçari Alex u nda nga Jennifer Lopez në prill.

Sipas lajmeve të  fundit, Kim ka qenë  në  kontakt me Alex muajt e fundit dhe duket se po e mendojnë seriozisht të dalin më shpesh me njëri-tjetrin.

Mamaja e Kim, beson se Kim dhe Alex mund të jenë "çifti i ri i artë i Amerikës".

Një burim i tha revistës Heat: "Kim nuk ë shtë  shumë  tip që  mund t’i përshtatej Alex, por ky i fundit do e donte një marrëdhnie me një personazh të njohur, për të sfiduar Bennifer.

Sidoqoftë, burime pranë familjes së famshme thonë për Mirror se raportet thjesht nuk janë të vërteta dhe se Kardashians janë miq të mirë me J.Lo.

Ndërkohë, u zbulua se Kanye West është ende me Irina Shayk dhe zërat që folën për ndarjen e tyre nuk janë të vërteta.

"Irina është kaq e mërzitur nga gënjeshtrat për të dhe Kanye," tha burimi për PEOPLE.

Ajo nuk ishte lidhur me askënd që nga ndarja e saj nga ish-partneri Bradley Cooper.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat