Zbulohet e vërteta rreth jetës sentimentale të këngëtares Era Istrefi

Bota e Yjeve

Zbulohet e vërteta rreth jetës sentimentale të këngëtares Era Istrefi

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:53
Era Istrefi

Era Istrefi prej disa kohësh nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor. Këngëtarja, e cila arriti sukses duke u bërë pjesë e tregut muzikor ndërkombëtar, mesa duket ka marrë pak kohë pushim për tu relaksuar.

Ajo zgjodhi bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushime në këto ditë të nxehta.

Era Istrefi publikoi foto në Palasë teksa shijonte rrezet e diellit e veshur me bikini.

Image

Por pas publikimit të këtyre imazheve, në mediat rozë u përhapën lajmet se këngëtarja kishte nisur lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni shqiptar.

Sipas raportimeve Era Istrefi ishte parë në disa ambiente në Tiranë nën shoqërinë e partnerit ndërsa po qëndronte në jug në resortin ku jeton i dashuri.

Megjithatë burime pranë Prive, thanë se lajmet janë të pavërteta dhe këngëtarja nuk në një lidhje intime me djalin e biznesmenit.

Image

Ndërkohë rreth këtyre thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Era Istrefit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat