Gjendje e tmerrshme nga Wayne Rooney: I dehur, jashtë kontrollit, dy bjonde të zhveshura tallen me të

Bota e Yjeve

Gjendje e tmerrshme nga Wayne Rooney: I dehur, jashtë kontrollit, dy bjonde të zhveshura tallen me të

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 08:34
Wayne Rooney

Wayne Rooney është sërish në qendër të polemikave. Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave.

Pamjet kanë qarkulluar fillimisht në rrjetin social Snapchat e më pas janë shpërndarë edhe në rrjetet e tjera sociale.

Pamjet janë publikuar nga vetë vajzat, të cilat nuk janë identifikuar. Ata shihen teksa shkëmbejnë puthje të “zjarrta” me ish-futbollistin në një klub nate.

Por jo vetëm kaq, pas festës, treshja ka shkuar në një hotel. Ish numri 10 i Anglisë shfaqet në gjendje të dehur, e i shtrirë në shtrat, i pafuqishëm për t’u ngritur.

Ndërkohë, njëra prej vajzave, filmon veten duke kërcyer në mënyrë sensuale para futbollistit.

Kjo nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në skandale të tilla. Historitë e tij të tradhtisë bashkëshortore kanë qenë të shumta edhe në kohën që ka qenë futbollist.

Madje, shpesh, ai është konstatuar i dehur, duke ndikuar jo pak në figurën e një prej futbollistëve më të mirë të brezit të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat