Mbesa e Lady Diana-s martohet me milionerin 32 vite më të madh dhe sytë na mbetën tek fustani

Bota e Yjeve

Mbesa e Lady Diana-s martohet me milionerin 32 vite më të madh dhe sytë na mbetën tek fustani

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 06:57
Kitty Spencer

Mbesa 30-vjeçare e Princeshës Diana, Kitty Spencer, u martua me milionerin Michael Lewis, 62-vjeçar, para miqve dhe familjes në një ceremoni luksoze këtë fundjavë, e cila u zhvillua në Villa Aldo Brandini në Frascati, Itali.

Nusja kishte veshur një fustan magjepsës Dolce& Gabanna, me një dizajn të ndërlikuar me dantella dhe lule, qafë të lartë, mëngë të gjata dhe shpatulla të fryra, i cili ishte ai që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Nga ana tjetër, “Daily Mail” shkruan se babai i saj, Earl Spencer, duket se nuk ka qenë në mesin e të ftuarve. Kjo për shkak të kufizimeve aktuale të udhëtimeve, ku kërkohet pesë ditë izolim pas mbërritjes në Itali.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, bashkëshorti i 30-vjeçares, i cili është kreu i markës së modës “Foschini” , është pesë vite më i madh se babai i saj. 

Lajmi për fejesën e çiftit ‘shpërtheu’ në janar të 2020-ës. Pjesën më të madhe të romancës çifti e ka mbajtur të fshehtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat