Ana Kabashi paralajmëron këngën e re

Bota e Yjeve

Ana Kabashi paralajmëron këngën e re

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:12
Ana Kabashi

Përmes një postimi në Instagram, Ana Kabashi ka lënë të kuptohet se është duke e përgatitur projektin e ri muzikor.

Këngëtarja, e cila njihet për linjat mahnitëse trupore, është aktive në këtë rrjete social, ku shpërndan imazhe atraktive.

Kësaj radhe ajo ka ardhur me një pozë joshëse të realizuar në Budva të Malit të Zi, ndërkohë që ka bërë të ditur se po vjen me këngë të re.

Image

“E di ça do, e di ça po mendon…”, është përshkrimi që paralajmëron këngën e re.

Ndjekësit e saj janë shprehur të entuziazmuar kur kanë mësuar se Ana do të sjellë projekt të ri muzikor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat