Dua Lipa publikon imazhe joshëse në bikini

Bota e Yjeve

Dua Lipa publikon imazhe joshëse në bikini

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 14:05
Dua Lipa

Ajo ka qenë duke pushuar me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe familjen e saj në vendin e saj amtar, në Shqipëri.

Dhe Dua Lipa, 25 vjeçe, publikoi së fundmi një video duke shfaqur format e saj të bujshme të trupit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja kishte veshur një palë bikini me vija vjollce dhe të zeza, dhe dukej në çdo centimetër atraktive me flokët e lagura në plazh.

Image

Interpretuesja e hitit “One Kiss” tregoi bukurinë e saj natyrore ndërsa dukej e freskët në fytyrë, ndërsa ishte shtrirë në një shezlon.

Këngëtarja vuri një gjerdan me rruaza rreth qafës, ndërsa tregonte linjat atraktive trupore.

Image

Videot e shfaqnin atë duke shikuar me vrull nga objektivi i kamerës, ndërsa relaksohej në rivierën shqiptare.

Këngëtarja e hitit “New Rules” i vinte flokët pas veshit, me ç’rast zbuloi edhe manikyrin e saj të çuditshëm me ngjyrë të gjelbër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat