E fejuar përpara “Për’puthen”?

Bota e Yjeve

E fejuar përpara “Për’puthen”?

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:37
Jasmin Kadriu

Jasmin Kadriu ishte një ndër konkurrentet që bëri më shumë zhurmë në edicionin e dytë të “Për’puthen”, sidomos për shkak të romancës së saj me Andin.

E gjithë Shqipëria i ktheu sytë nga çifti kur Jasmina mori guximin ta puthë për herë të parë Andin në transmetim live, ndërsa zënkat e pajtimet e tyre të shpeshta i mbajtën të gjithë të lidhur pas ekranit.

Si personazhe publikë, lajme të shumta qarkulluan për personazhet e “Për’puthen”, ndërsa për Jasminën u fol lart e poshtë se para emisionit kishte qenë e fejuar.

Këtyre aludimeve, ish-konkurrentja i është përgjigjur për herë të parë në InstaStory, teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj.

 “A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar? Në Dibër flasin shumë për ty”- e pyeti dikush.

“Unë në Dibër nuk kam qenë që tre vjeç, kur u fejova? Mbasi hyra në ‘Për’puthen’, se para kësaj as nuk më njihnin. Ahh, njerëzit e shkretë, i zgjidhën gjithë hallet e tyre, kaluan tek të miat,”- u përgjigj ajo.

Gjatë bisedës u hap sërish tema e Andit, ndërsa Jasmina bëri disa deklarata të papritura.

“Pse e le të ikte një person që e doje shumë?”, e ka pyetur dikush dhe të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Andin.

“Kush dëshiron të largohet, nuk ka qenë kurrë i imi!”, u përgjigj Jasmina, duke nënkuptuar se ka qenë Andi ai që i ka dhënë fund marrëdhënies mes tyre.

Po ashtu kur është pyetur nëse është në një lidhje, ajo nuk ka dhënë një përgjigje shumë të qartë.

“Thjesht nuk jam më e disponueshme”, është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat