La gruan dhe foshnjën në shtëpi, burri i Princeshës kapet mat mes femrave me bikini e “topless”

Bota e Yjeve

La gruan dhe foshnjën në shtëpi, burri i Princeshës kapet mat mes femrave me bikini e “topless”

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:26
Jack Brooksbank

Për shumicën e baballarëve të rinj, jeta është mes punës, ndërrimit të pelenave të pista dhe netëve pa gjumë. Por ky nuk është rasti i bashkëshortit të Princeshë Eugenie, Jack Brooksbank.

35-vjeçari është fotografuar nga paparaci teksa kalon fundjavën në Capri të Italisë. E ndërsa Princesha është në shtëpi me foshnjën e tyre 5-muajshe, ai po shijon rrezet e diellit në një skaf luksoz dhe i rrethuar me modele të veshura me bikini.

E madje këtë Jack e quan “punë”. “Daily Mail” shkruan se ai ndodhet në Capri pasi do të marrë pjesë në një event bamirësie, ku janë të pranishëm shumë yje. Brooksbank është ambasador i markës për tekila “Casamigos”, një sponsor i festës së mbrëmshme për Unicef Gala, ku biletat kapnin çmimin nga 8 mijë deri në 25 mijë paund.

Image

Por para mbrëmjes gala, 35-vjeçari e kaloi pasditen e së premtes duke eksploruar shpellat rreth bregdetit të Caprit. Me të ishte një-ish redaktore e revistës së famshme, Rachel Zalis dhe një modele e kthyer në ambasadore të modës, Maria Buccellati, që të dyja me bikini.

Madje Maria pozoi pranë Jack dhe foton e ndau me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”. Gjithashtu me ta ishte edhe modelja italiane, Erica Pelosini.

Siç vihet re nga fotot e publikuara nga “Daily Mail”, bashkëshorti i Princeshës ishte i rrethuar me vajza të bukura, të veshura me bikini e madje edhe “topless”.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat