Dafina Zeqiri flet për hitin e saj më të ri “Llafe llafe”

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri flet për hitin e saj më të ri “Llafe llafe”

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 06:31
Dafina Zeqiri

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shkëlqyer në klipin e saj më të ri “Llafe llafe”.

Ajo në një postim në rrjetet sociale ka folur rreth këngës së saj së fundit, e cila ka marrë mbi 700 mijë shikime pas publikimit.

“Projekti i fundit ft. @lyricalson i cili do të jetë edhe pjesë e albumit #Dafinëmoj u jetësua nga dashuria juaj për të. Unë çdo kompliment dhe dashurinë tuaj që më dhuroni për ditë e çmoj shumë dhe ju falënderoj nga zemra! Muzika dhe kreativiteti për të sjellë gjëra të bukura për ju janë brenda meje, por bëhen më të bukura kur mbështetja vjen nga ju.

Unë jetoj me muzikën dhe lumturohem kur e shoh se gjithë puna ime troket në zemrat tuaja, në këtë pikë jemi të gjithë të bashkuar. Dua që te ju kam gjithmonë pranë duke ju uruar shumë gëzime dhe hare në jetët tuaja”, ka shkruar Dafina në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat