Armina Mevlani shfaq linjat atraktive të trupit gjatë pushimeve

Bota e Yjeve

Armina Mevlani shfaq linjat atraktive të trupit gjatë pushimeve

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 10:45
Armina Mevlani

Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, i ka dhënë së fundmi vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe, duke treguar çastet e këndshme që po shijon gjatë këtyre ditëve brigjeve të detit.

Ndër të tjerash, reja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka publikuar së fundmi edhe një sërë fotografish atraktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Bëhet fjalë për disa imazhe të reja, ku ajo shfaqet me bikini buzë plazhit, teksa vë në pah linjat e saj trupore.

Duke qenë në formë të mirë trupore, bukuroshja e njohur bëri që e gjithë vëmendja e ndjekësve të saj të kthehet nga ajo në këto fotografi.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e tonifikuara të trupit.

Armina përndryshe shquhet si një prej modeleve dhe influencueseve më të ndjekura në Shqipëri.

Fotografitë nga përditshmëria dhe shija e saj për modën, kanë ndikuar që ajo të ketë një rreth mjaft të madh njerëzish që duan ta ndjekin atë në rrjetet sociale. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat