Më në fund! Alex Rodriguez flet për jetën me J.Lo për herë të parë pas ndarjes

Bota e Yjeve

Më në fund! Alex Rodriguez flet për jetën me J.Lo për herë të parë pas ndarjes

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:51
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez

Alex Rodriguez ka reaguar për herë të paë pas ndarjes nga Jennifer Lopez. Në një imtervistë të fundit, ai ka thënë se është mirënjohës për jetën e jashtëzakonshme që pati me ish të fejuarën e tij.

"Për 5 vjet kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu, bashkë me vajzat e mia, kemi mësuar shumë", tha ai për Entertainment Tonight të martën.

Rodriguez shtoi se ai dhe vajzat e tij - Natasha, 16 vjeç dhe Ella, 12 vjeç - tani kanë mundësinë për të mësuar nga eksperiencat dhe për të ecur përpara.

“E dini çfarë? Ne jemi kaq mirënjohës për pesë vitet e fundit, [dhe tani mendojmë] si t'i bëjmë pesë vitet e ardhshme edhe më të mira, sepse nxorëm shumë mësime," –tha ARod.

Ai gjithashtu rrëfeu se është në një moment të mrekullueshëm të jetës tani.

"Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku Zoti dhe drita më ka sjellë, dhe me të vërtetë po shikoj përpara. Kryesisht dua të shikoj si vajzat e mia po zhvillohen.”

Nga ana tjetër, Lopez është duke jetuar romancën me flakën e saj të vjetër, Ben Affleck dhe së fundmi i fshiu të gjitha gjurmët e Rodriguez nga Instagrami i saj.

J.Lo dhe ARod u ndanë përfudnmisht në muajin prill dhe pak javë pas ndarjes së tyre, këngëtarja u pa nën shoqërinë e Affleck, me të cilin ka qenë e fejuar 20 vjet më parë.

Mendohet se arsyeja që i dha fund lidhjes 4-vjeçare të Lopez dhe Rodriguez ishte se ky i fundit e tradhtoi këngëtaren me një personazh të njohur të TV amerikan, Madison LeCroy, megjithatë problemet mes çiftit thuhet se kishin filluar më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat