21-vjeçarja i jep fund lidhjes me ish-konkurrentin e “Për’puthen”

Bota e Yjeve

21-vjeçarja i jep fund lidhjes me ish-konkurrentin e “Për’puthen”

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:48
Arsim Abduli

Arsim Abduli nisi një romancë të re pas ndarjes nga Ana Lleshi me një vajzë të quajtur Pranvera. Gjërat mes tyre dukeshin serioze, pasi e dashura e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, është parë shpesh nën shoqërinë e djalit të tij.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, dyshja ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes vetëm pak muaj pasi dolën publikisht bashkë. Ata kanë reaguar me anë të disa postimeve në Instastory, të cilat lënë të kuptohet se ndarja ka ardhur nga Pranvera.

“Nuk kishin faj ato goca që thanë ti je akull… Gjithë të mirat në jetë!”, shkroi Pranvera krahas një fotoje të vetes, në të cilën shihet me një kurorë në kokë.

Image

Nga ana tjetër, Arsimi publikoi po ashtu një foto të vetes, të cilën e mbishkroi: “Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”.

Image

Pranvera është 21 vjeç dhe jeton në Gjenevë. Ajo është me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkohë Arsimi jeton dhe punon në Zvicër.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat