Kanye West dhe Irina Shayk ndahen vetëm pas dy muajsh lidhje! Ja pse marrëdhënia mes tyre nuk u bë asnjëherë serioze

Bota e Yjeve

Kanye West dhe Irina Shayk ndahen vetëm pas dy muajsh lidhje! Ja pse marrëdhënia mes tyre nuk u bë asnjëherë serioze

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:58
Irina Shayk

Romanca e Irina Shayk dhe Kanye West, e cila zgjati vetëm dy muaj, ka marrë fund. Burime të shumta tregojnë pse marrëdhënia e tyre nuk u bë kurrë serioze.

Lidhja e Kanye me Irina-n është romanca e parë e reperit që pas divorcit nga Kim Kardashian në shkurt të këtij viti, shkruan “Elle”. Lajmi për ndarjen e West dhe Shayk vjen pasi Kardashian dhe West u panë duke ngrënë drekë së bashku në Malibu të premten.

Një burim shpjegoi për “Us Weekly” se marrëdhënia e Shayk dhe West nuk qe kurrë diçka serioze.

Image

“Kanye dhe Irina i kanë dhënë fund, por kurrë nuk patën nisur ndonjë gjë në fakt, nuk ka asgjë mes tyre,“- tha burimi. Ai shtoi se Shayk e kuptoi që “ata nuk janë për njëri-tjetrin” dhe në fund e la atë.

Image

Burime të shumta kanë konfirmuar ndarjen e dyshes. Një burim tjetër tha: “Kjo nuk ishte ndonjë romancë afatgjatë. Nuk ishte kurrë një gjë serioze“.

Image

Një burim i dytë shtoi se “Kanye ka qenë i zënë me punë dhe me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të takohet tani. Megjithatë, ai e konsideron Irina-n të mahnitshme. Ata mbeten miq.”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat