Dua Lipa mahnit me linjat trupore seksi, këngëtarja thekson muskujt e barkut dhe…

Bota e Yjeve

Dua Lipa mahnit me linjat trupore seksi, këngëtarja thekson muskujt e barkut dhe…

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 13:04
Dua Lipa

Dua Lipa ka treguar se kujdeset shumë për linjat trupore seksi, duke përfshirë një dietë të shëndetshme dhe strërvitje çdo ditë. Këngëtarja së fundmi i ka lënë të gjithë pa fjalë me fotografitë që publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Artistja shfaqet e veshur me bikini në ngjyrë jeshile dhe vjollcë, teksa pozon përpara një pasqyre të vogël, në të cilën ka fotografuar vetëm një pjesë të trupit. Me këtë imazh, ajo tregon trupin e tonifikuar, duke e vënë theksin tek barku i sheshtë e plot muskuj.

Ditën e dielë, Lipa festoi 26-vjetorin e lindjes. Me këtë rast miqtë dhe të afërmit e saj u kujdesën që t’i bënin urimet më të bukura. Përveç të dashurit të saj, Anwar Hadid, dhe kunatave, Bella dhe Gigi Hadid, këngëtarja mori edhe një urim shumë të bukur nga vjehrra, Yolanda.

Image

Ajo publikoi në Instagram-in e saj dy foto: në të parën shihej duke pozuar krahas Dua-s, ndërsa në të dytën shihej Dua së bashku me Anëar.

“Gëzuar ditëlindjen engjëllit tonë të ëmbël… Lutem që çdo ditë dashuria, shëndeti dhe lumturia të vijnë në rrugën tënde. Faleminderit që je kështu si je dhe që e do djalin tim ashtu siç e do. Je një shtim i jashtëzakonshëm për familjen tonë, të vlerësoj dhe gëzoj për ty sot dhe çdo ditë të vitit! Të dua!”, shkruante Yolanda për nusen e saj.

Image

Kjo vërtetoi se Dua Lipa ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë anëtarët e familjes së partnerit që ka në krah për më shumë se dy vite.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat