Dhurata gjigante e Travis Scott dhe Kylie Jenner për vajzën e tyre ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale

Bota e Yjeve

Dhurata gjigante e Travis Scott dhe Kylie Jenner për vajzën e tyre ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:18
Travis Scott and Kylie Jenner

Travis Scott, themeluesj i “Kylie Cosmetics” publikoi në Instagram disa fotografi të vajzës 3-vjeçare, Stormi Webster, në një autobus të verdhë shkolle. Kjo ishte një dhuratë që reperi zgjodhi t’i bënte së bijës, sipas “The Independent”.

“Gjithçka që Stormi ka kërkuar është të hipë në një autobus të madh të verdhë. Babi e surprizoi atë.”- shkroi Kylie krahas një fotografie të Stormi-t duke prekur autobusin.

Fotografia tjetër tregon Stormi-n duke ecur nëpër autobusin e zbrazët të shkollës. Është ende e paqartë nëse e kanë marrë me qira autobusin apo e kanë blerë atë.

Image

Ndërsa ëndrra e Stormit u bë realitet, shumë nuk mund ta kapërcenin lehtë realizimin e saj.

“Ata duan që ajo të jetë një fëmijë normal, por duke pasur një autobus vetë…” tha një person në “Twitter”.

“Kylie dhe Travis i blenë Stormit një autobus shkolle, sepse gjithçka që ajo donte ishte të ishte një fëmijë normal dhe të hipte mbi të???? Kjo është gjëja më distopike, surreale, dëshpëruese dhe qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë,” shkroi një tjetër.

“Fakti që Kylie Jenner dhe Travis Scott i blenë Storm-it një autobus, më bën të ndihem shumë e varfër!”, shkroi një tjetër.

Image

Kylie dhe Travis së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë, pasi ylli i ekranit është në pritje të ëmbël sërish pas rikthimit me reperin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat