Kur do të martohet me Shkëlzen Berishën? Armina Mevlani flet pas 9 vitesh lidhje

Bota e Yjeve

Kur do të martohet me Shkëlzen Berishën? Armina Mevlani flet pas 9 vitesh lidhje

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 19:59
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.

Çifti shpesh pyeten nëse do të ketë një ceremony martese, pasi po bëjnë së bashku rreth një dekadë.

Image

Një pyetje e tillë i është parashtruar së fundmi Arminës dhe ajo nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

“Po dasmë kur do kemi?”, e ka pyetur ndjekësja në Instagram.

“Kemi pritur deri tani dhe e kemi marrë me qetësi sepse në një moment pandemie nuk ka qenë koha e duhur për ta shijuar siç duhet.

Nuk kemi urgjencë sepse në fund të fundit është festë. Dhe ne kemi plot gati 9 vite bashkë”, është përgjigjur blogerja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat