Jennifer Lopez shkëlqeu në eventin e madh, por harroi të hiqte… Ja çfarë nuk shkonte me veshjen e këngëtares

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez shkëlqeu në eventin e madh, por harroi të hiqte… Ja çfarë nuk shkonte me veshjen e këngëtares

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:44
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me look-un që kishte zgjedhur në eventin e “Dolce and Gabbana” në Venecia, por këngëtarja kishte harruar një detaj.

52-vjeçarja mbante veshur një crop top, një palë pantallona dhe një pelerinë mjaft elegante që valëvitej gjatë kohës që ecte e shoqëruar nga truproja i saj. E gjithë veshja e këngëtares ishte në ngjyrë jeshile dhe me printe lulesh në ngjyrë rozë. Por, aktorja kishte harruar të hiqte etiketën që tregonte çmimin me të cilin e ka blerë veshjen, shkruan “The Sun”.

Sapo era filloi të fryjë, etiketa doli në pah dhe ky detaj nuk i ka shpëtuar fotografëve të pranishëm në eventin e rëndësishëm. Asnjë nga personat që e shoqëronin artisten nuk e vuri re etiketën.

Image

Pamjen e saj si një mbretëreshë, Jennifer e plotësoi me një kuletë dhe një kurorë me lule ari në kokë.

Image

Këngëtarja po shijon romancën me Ben Affleck prej disa muajsh tashmë. Ajo po mundohet të fshijë çdo gjurmë të ish-të fejuarit, Alex Rodriguez. Për këtë arsye, këngëtarja jo vetëm që nuk e ndjek më në rrjete sociale dhe ka fshirë të gjitha postimet me të, por i ktheu mbrapsht edhe makinën super luksoze, një Porsche, që Rodriguez ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat