Pasi Loredana konfirmoi ndarjen nga Mozzik...Ja ç’bëri ish-partneri i këngëtares në ditën e saj të lindjes

Bota e Yjeve

Pasi Loredana konfirmoi ndarjen nga Mozzik...Ja ç’bëri ish-partneri i këngëtares në ditën e saj të lindjes

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:52
Loredana

Pak ditë më parë, Loredana Zefi reahoi me anë të një postimi në rrjete sociale për marrëdhënien që ka me ish-partnerin e saj, Mozzik. Reperja shkruante ndër të tjera se ata nuk mund të kishin një marrëdhënie të shëndetshme bashkë, por është shumë e lumtur që reperi i ka bërë dhuratën më të bukur në jetë, vajzën e tyre, Hanën.

Ditën e djeshme, këngëtarja festoi 26 vjetorin e lindjes e me këtë rast organizoi një super festë ku ftoi të gjithë miqtë dhe të afërmit e saj. Mirëpo, nga postimet që reperja bëri në Instastory, u vu re se Mozzik nuk ishte i pranishëm, duke treguar se gjërat mes dyshes kanë marrë fund një herë e mirë.

Në postimin e bërë në Instagram rreth gjashtë ditë më parë, Loredana shkruante:

“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme.

Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira.

Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet.

Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe.

Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.”

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat