Pasi iu bashkua Instagram-it, Angelina Jolie publikon foton e rrallë të fëmijëve

Bota e Yjeve

Pasi iu bashkua Instagram-it, Angelina Jolie publikon foton e rrallë të fëmijëve

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 07:09
Angelina Jolie

Angelina Jolie nuk shfaqet shpesh në publik me fëmijët e saj dhe kryesisht në media qarkullojnë foto paparaci.

Mirëpo së fundmi ajo ka postuar një foto shumë të rrallë të dy vajzave të saj, Zahara dhe Shiloh.

“Fundi i leximeve të verës. Këto janë disa nga të preferuarat në shtëpinë tonë. Do të donim të dinim të tuajat”, shkroi Jolie në një postim në Instagram.

Image

Kujtojmë se Angelina Jolie iu bashkua vetëm pak ditë më parë për herë të parë Instagram-it. Shkak për këtë hap të aktores u bë një letër shumë prekëse që një adoleshente afgane i kishte dërguar Jolie.

Aktorja e famshme ndau fjalët e vajzës duke thënë se qëllimi pse ajo hapi llogari në këtë rrjet social është për të ndarë historitë e atyre që i kanë humbur mundësitë për t’u shprehur lirshëm.

“Është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që në i jam bashkuar Instagram-it për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut”, shkoi Jolie ndër të tjera.

Me debutimin e saj në Instagram, Jolie theu të gjitha rekordet për arritjen e 1 milion ndjekësve në kohën më të shkurtër. Në më pak se 1 orë, Angelina Jolie arriti 1.7 milion ndjekës. Ndërsa në 24 orë ajo arriti 5 milionë ndjekës në profilin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat