Rita Ora shihet në aeroport e shoqëruar nga Kristen Stewart dhe Ashley Benson

Bota e Yjeve

Rita Ora shihet në aeroport e shoqëruar nga Kristen Stewart dhe Ashley Benson

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 08:46
Rita Ora

Rita Ora, Kristen Stewart dhe Ashley Benson u panë duke u përgatitur për të lënë Kaliforninë Jugore me një aeroplan privat, përpara Javës së Modës në New York.

Ora, 30 vjeçe, Stewart, 31 dhe Benson, 31, u panë në një aeroport në Van Nuys, Kaliforni, teksa po bëheshin gati për të hipur në një aeroplan privat.

Yjet po shkonin drejt Javës së Modës në New York, pasi Ora dhe Benson e bënë të ditur këtë gjë përmes imazheve në InstaStory.

Image

Rita kishte veshur një bluzë të zezë të shkurtër, duke zbuluar barkun e saj teksa përmbi mbante një pallto të zezë të hollë.

E gjithë veshja ishte kombinuar me një palë pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.

Stewart u vu re e veshur me një bluzë të bardhë, xhinse të zeza dhe këpucë të kuqe me syze dielli ngjyrë portokalli, ndërsa mbante disa çanta.

Image

Benson ndërkohë kishte veshur një bluzë të zezë, një triko ngjyrë vjollce mbi supet e saj, me pantallona të bardhë dhe atlete të markës ‘Converse All-Star’.

Pasi hipi në aeroplanin privat, Ora u lajmërua në Instagram, për të ndarë me fansat një video, ku tregonte gjërat e domosdoshme që mban gjatë udhëtimeve të saj.

Image

“Sinqerisht, kur jam në një aeroplan, dehidrohem aq shumë dhe më bën vërtet të ndihem aq mirë”, tha Ora përgjatë videos. “Dhe gjithashtu, më pëlqen të dukem bukur”, shtoi 30-vjeçarja.

“Duke shkuar drejt Javës së Modës në New York, jam shumë e emocionuar. Kjo është aq komode për të udhëtuar”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat