Rita Ora tregun linjat e trupit në një veshje portokalli

Bota e Yjeve

Rita Ora tregun linjat e trupit në një veshje portokalli

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 09:05
Rita Ora

Ajo kurrë nuk dështon së dukuri sensacionale.

Dhe Rita Ora tregoi barkun e saj fenomenal dhe linjat e mrekullueshme në një kostum tërheqës të premten, kur ajo u largua nga hoteli i saj në New York gjatë javës së modës që po mbahet atje, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 30-vjeçare e lejoi barkun e saj të tonifikuar të ekspozohet që të shfaqet në një kostum të ndritshëm ngjyrë portokalli dhe një bluzë të prerë shkurtë ndërsa dilte jashtë.

Image

Ajo dukej çdo centimetër në hap me modën, teksa e kishte kombinuar veshjen me një palë taka të verdha.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” përfundoi pamjen mahnitëse me një kuletë dore prej neoni ngjyrë rozë dhe mbante një palë syze dielli për shëtitje.

Rita i kishte stiluar flokët e saj bisht, duke përdorur një makijazh magjepsës në fytyrën e saj.

Image

Ashtu si shumë të famshëm të tjerë të profilit të lartë, artistja me origjinë shqiptare ndodhet këto ditë në Big Apple për Javën e Modës në New York.

Të mërkurën ajo u pa duke hipur në një fluturim privat në Van Nuys, Kaliforni me Kristen Stewart dhe Ashley Benson duke u larguar drejt eventit që po organizohet pas dy vitesh mungesë organizimi.

Rita është paraqitur së fundmi në një nga katër kopertinat e “The Daily Front Row”, ndërsa kompania mediatike nxjerr në shitje numrin e saj të “Fashion Media Awards”.

Image

Ajo është në shoqëri të mirë me Ashley Graham, Irina Shayk, dhe Stella Maxwell, të cilat gjithashtu janë në faqet e tri numrave të tjerë.

Ora gjithashtu u shpërblye me çmimin “Ikona e Stilit” në Javën e Modës në New York 2021.

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi është raportuar se ajo do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pas një kohe të gjatë, që kur theu rregullat vitin e kaluar me organizimin e një feste të paligjshme në Londër.

Është raportuar se ajo do të kthehet në vendin e saj për rolin e ri si paneliste në spektaklin “The Masked SInger”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat