Pse Jennifer zgjodhi fustan të bardhë për rikthimin në tapetin e kuq me Ben Affleck?

Bota e Yjeve

Pse Jennifer zgjodhi fustan të bardhë për rikthimin në tapetin e kuq me Ben Affleck?

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 06:16
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Asnjëherë zgjedhjet e yllit JLo nuk janë të pamenduara. Edhe në rastet kur duken rastësi, nuk është kështu. As këtë herë, as fustani i bardhë në një rikthim kaq të bujshëm.

E gjithë vera ka qenë një periudhë e bujshme për lajmet nga Bennifer. Disa muaj pasi u bë publike romanca, çifti nuk kishte bërë asnjë dalje zyrtare në tapetin e kuq… deri tani.

Në fakt, rikthehen bashkë në tapet që nga viti 2003, 18 vjet më parë, koha kur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u shfaqën bashkë në premierën e “Gigli”.

Fotot bënë xhiron e rrjetit, por më shumë se gjithçka është komentuar zgjedhja e fustanit të bardhë.

Në fakt, nuk ishte surprizë. 18 vjet pas një tapeti të kuq, JLo nuk mund të bënte zgjedhje më të mirë. Ajo dhe gjithë stafi i saj e dinë mjaft mirë që ky rikthim në tapetin e kuq do të ishte në fokus të të gjitha lajmeve dhe çfarë më shumë se një fustan i bardhë seksi do t’i shkonte për shtat këtij eventi kaq të rëndësishëm?

Për premierën e “The Last Duel” në Festivalin e Filmit në Venecia të premten, JLo zgjodhi një fustan të bardhë sateni, krijuar nga Georges Hobeika. Natyrisht, mbi çdo detaj binte në sy dekolteja e mbushur me kristale të bardhë, si dhe e çara e theksuar në këmbën e majtë.

Fustanin e bardhë ylli i pop-it e shoqëroi me bizhuteri “Cartier” dhe një Ben Affleck të pashëm në krahun e saj të djathtë.

Shikoni pamjen joshëse dhe romancën e ëmbël të Bennifer përmes këtyre fotove.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat